Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov theksoi se NATO vazhdon të ndërhyjë në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.
“NATO është një organizatë armiqësore ndaj nesh dhe çdo ditë konfirmojnë këto armiqësi të tyre dhe se bëjnë më të mundurën e tyre për të treguar se janë të përfshirë në konfliktet në Ukrainë”, tha Peskov në një deklaratë për gazetarët në Moskë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Shumë kompani në Rusi kanë ofruar mbështetje të ndryshme për ushtrinë ruse, theksoi Peskov i cili tha se “Dhurojnë para në sasi të konsiderueshme, kujdesen për riparimin e pajisjeve, ndihmojnë dhe shërojnë ushtarët rusë”.
Peskov deklaroi se NATO po përpiqet të tregojë se është përfshirë në konfliktet në Ukrainë.
Ai vlerësoi edhe përfundimin e punimeve të ekipeve ruse të kërkim-shpëtimit që ndodhen në rajonet e tërmetit në Türkiye dhe Siri. “Shpëtuesit tanë ashtu si gjithmonë punuan në mënyrë profesionale, me heroizëm dhe në mënyrë efektive”, tha Peskov./FolDrejt/