Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se ende nuk është marrë një vendim nëse presidenti rus do të vizitojë Turqinë në fund të prillit, për hapjen e termocentralit të parë bërthamor në vend, i cili u ndërtua nga kompania ruse Rosatom.
“Deri më tani nuk ka një vendim konkret, por pala ruse do të përfaqësohet në mënyrë adekuate”, tha Peskov, transmeton RIA Novosti, përcjell Fol Drejt.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha më herët se homologu i tij rus Vladimir Putin mund të vizitojë Turqinë në fund të prillit me rastin e hapjes së termocentralit bërthamor Akuyu./FolDrejt/