“IAEA po bën punën e saj. Është mirë që IAEA konfirmon se granatimet krijojnë rrezik për centralin bërthamor dhe integritetin e tij. Kjo është mirë. Natyrisht, na vjen keq për specifikën e punës së tyre, kur thonë se ata nuk janë të autorizuar të thonë se kush hapi zjarr ndaj centralit bërthamor”, tha Peskov.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se nuk është bërë asnjë përparim thelbësor drejt krijimit të një zone sigurie rreth termocentralit bërthamor Zaporozhye.
Ai vuri në dukje se është e nevojshme “të urdhërohet Ukraina të tërheqë armët e rënda nga termocentrali bërthamor i Zaporozhye, si dhe të ndalojë granatimet e saj, të cilat kërcënojnë të gjithë Evropën”, transmeton Fol Drejt.