Kremlini ka pretenduar se Franca dhe Gjermania nuk kanë treguar “asnjë dëshirë” për të marrë pjesë në ndërmjetësimin për Ukrainën, ndërsa vlerësoi ofertën e presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan për të organizuar bisedime, sipas The Guardian.
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz nuk kanë treguar “asnjë dëshirë për të dëgjuar pozicionin e Rusisë ose për të marrë pjesë në përpjekjet e ndërmjetësimit”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Ai shtoi:
“Ankaraja mban një qëndrim të ndryshëm nga ai i Parisit dhe i Berlinit… dhe ka deklaruar gatishmërinë e saj për të vazhduar përpjekjet ndërmjetësuese.”/FolDrejt/