Vendet perëndimore po bëjnë luftë kundër Rusisë në të gjitha sferat, tha sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në emisionin televiziv “Moskë. Kremlin. Putin”.
“Lufta po zhvillohet në një kuptim më të gjerë, lufta po zhvillohet kundër Rusisë në të gjitha frontet, pavarësisht nëse është ekonomia, marrëdhëniet ndërkombëtare apo pronësia”, tha Peskov, raportoi TASS.
Peskov tha se Rusia nuk do t’i nënshtrohet emocioneve dhe do të mbajë një mendje të matur në situata të tilla./FolDrejt/