Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka planifikuar ndonjë bisedë shtesë me liderët e huaj pas sulmit në Kremlin, tha sot zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov para gazetarëve.
“Presidenti aktualisht nuk po planifikon ndonjë bisedë me liderët e huaj, kontakti tjetër ndërkombëtar për momentin janë negociatat ruso-kirgistane në kuadër të vizitës së punës së presidentit të Kirgistanit Sadir Zhaparov në Rusi”, tha zëdhënësi i Kremlinit dhe shtoi se tani për tani nuk ka kontakte ndërkombëtare të planifikuara nga Putin deri më 8 maj, transmeton Fol Drejt.