Presidenti rus Vladimir Putin nuk planifikon të komunikojë me homologun e tij bjellorus Alexander Lukashenko në ditët në vijim, tha sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
I pyetur nga një gazetar nëse Putini u ka përcjellë autoriteteve kineze një mesazh përmes Lukashenkës, i cili së fundmi ka vizituar Kinën, ai u përgjigj negativisht dhe deklaroi se ishte një vizitë ekskluzivisht dypalëshe, transmeton Interfax, përcjell Fol Drejt.
Lukashenko qëndroi në Kinë nga 28 shkurt deri më 2 mars./FolDrejt/