Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov sot refuzoi të komentojë mbi aktakuzën kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump, duke deklaruar se është një proces i brendshëm i SHBA-së.
Peskov, duke folur para gazetarëve, tha se nuk mendon se aktakuza kundër Trump është një temë që Rusia duhet ta komentojë.
“Këto janë procese të brendshme amerikane, të cilat ne nuk i konsiderojmë të nevojshme t’i komentojmë”, tha Peskov, transmeton Fol Drejt.