Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se rrethanat “nuk janë në favor” të zgjatjes së marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi, njofton AA, transmeton Fol Drejt.
“Pavarësisht faktit se ka kaluar aq shumë kohë, akoma nuk është përfunduar, nuk ka fituar natyrën ‘paketë’. Kushtet që na shqetësonin neve nuk janë zbatuar. Prandaj, rrethanat deri më tani nuk janë në favor të zgjatjes”, u tha Peskov gazetarëve në Moskë.
Peskov argumentoi se nëse marrëveshja nuk zgjatet, nuk do të jetë shkaku i një krize të mundshme globale të ushqimit.
Në muajin korrik të vitit të kaluar, Türkiye, Kombet e Bashkuara (OKB), Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për të vazhduar eksportet e drithërave nga tre portet ukrainase të Detit të Zi, të cilat ndaluan pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt të vitit 2022, pas çka u përkeqësua pasiguria ushqimore globale.
Një qendër koordinimi u krijua në Istanbul për mbikëqyrjen e dërgesave, me zyrtarë nga tre vendet dhe OKB-ja./FolDrejt/