Më herët, ambasadori i Indonezisë në Emiratet e Bashkuara Arabe Hussin Bagis tha në një intervistë për gazetën lokale “Nacional” se si presidenti rus Vladimir Putin dhe ai ukrainas Volodymyr Zelensky ranë dakord të marrin pjesë në samitin e G20.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov konfirmoi sot se Rusia do të marrë pjesë në samitin e G20 në Bali, por se formati i pjesëmarrjes së saj mbetet i papërcaktuar, transmeton Fol Drejt.
“Rusia do të marrë pjesë, por formati mbetet i papërcaktuar,” tha Peskov./FolDrejt/