Rusia është duke pritur për propozime nga Uashingtoni në lidhje me kontrollin e armëve, tha Kremlini të hënën, në përgjigje të deklaratës së Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan se ShBA është gati për dialog për këtë çështje, raporton AA, përcjell Fol Drejt.
“Sigurisht, ne presim që ajo të mbështetet nga lëvizje de facto përmes kanaleve diplomatike. Dhe, pas kësaj, do të jetë e mundur të shikohen formatet e propozuara për dialog. Rusia mbetet e hapur për dialog … por ne duhet së pari të kuptojmë si është formuluar ky propozim”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një konferencë shtypi në Moskë.
Ai e përshkroi deklaratën e Sullivan si “të rëndësishme dhe pozitive”, por shtoi se “është e vështirë të udhëhiqesh nga deklaratat në media, veçanërisht kur po përjetojmë një deficit akut të besimit të ndërsjellë në marrëdhëniet tona dypalëshe”.
Sullivan tha të premten në takimin vjetor të Shoqatës së Kontrollit të Armëve se ShBA ishte gati për dialogun e kontrollit të armëve me Rusinë dhe Kinën pa kushte paraprake. /FolDrejt/