Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tregojnë vendosmëri politike për të zgjeruar përfshirjen e tyre në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, tha sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
“SHBA theksoi dhe shtoi se inkurajon përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit”, u shpreh ai.
Presidenti i SHBA Joe Biden, në fjalimin e tij për gjendjen e kombit të martën, tha se operacioni special ushtarak rus në Ukrainë “ishte një provë e shekujve” për SHBA-në dhe botën dhe se forcat politike në vend mbeten të bashkuara në mbështetjen e Kievit./FolDrejt/