Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se Ukraina nuk ka sovranitet, por vepron sipas diktatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Sovraniteti ukrainas është një koncept shumë abstrakt,” tha Peskov në një intervistë për RT.
Ai shtoi se Ukraina “nuk ka as vullnet, as dëshirë dhe as aftësi” për të paraqitur ndonjë pozicion sovran. /FolDrejt/