Të gjithë i përmbahen moratoriumit për testimin e armëve bërthamore, tha sot Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin.
Ambasadorja e SHBA-së në Rusi, Lynne Tracy, ka theksuar më herët në një intervistë për gazetën ruse “Kommersant” se SHBA-ja respekton moratoriumin për testet bërthamore.
Sipas saj, Rusia “po flet për rifillimin e testeve bërthamore”.
“Tani për tani, të gjithë po respektojnë moratoriumin. Nuk ka asgjë më shumë për të thënë,” u përgjigj Peskov kur u pyet nga një gazetar nëse Kremlini pajtohet me deklaratën e Lynne Tracy, transmeton Fol Drejt.