Kryetari i Kuvendit të Kosovës nuk do të jetë prezent në Kuvend për afërsisht 10 ditë, pasi i njëjti ka pësuar një lëndim fizik.
Lajmin për mungesën e Konjufcës në Kuvend e ka dhënë Mimoza Kusari – Lila, transmeton Fol Drejt.
Kusari-Lila ka treguar se “ Kryetari i Kuvendit prej sot e 10 ditë të tjera nuk do të jetë në kuvend, në vendin e tij të punës për arsye shëndetësore, kryetari ka pasur një lëndim fizik mbrëmë dhe për këtë arsye me rekomandimin e mjekut duhet të qëndrojë në shtëpi në mënyrë që të ketë rikuperim të këmbës”./FolDrejt/