Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ka bërë të ditur se takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me katër kandidatët e Lëvizjes “Vetëvendosje” për kryetarë komunash në katër komunat veriore të Kosovës është në fakt mesazhi i duhur që Kurti u dërgon serbëve për Pashkë, e ai është se kryetar de facto i komunës së veriut të Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit do të jetë Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje do të sundojë në veri të Kosovës.
Fakti që ai u uroi kandidatëve të tij fitoren në zgjedhjet jodemokratike dhe antiserbe dhe prezantoi numrin 115, i cili duhet të rrethohet, tregon në thelb shtrirjen e politikës së Kurtit dhe programin e partisë së tij që Kosova duhet të pastrohen etnikisht nga serbët, theksoi Petkoviq.
Petkoviq theksoi se tani të gjithë mund ta shohin se sa të drejtë kishte presidenti Aleksandar Vuçiq kur tha se Kurti, me dy për qind mbështetjen e shqiptarëve në veri, dëshiron të sundojë si kryetar komune mbi 98 për qind të popullsisë serbe që nuk duan të jetojnë në falsifikimin e Kurtit./FolDrejt/