Peter Stano ka theksuar se e mirëpresin gatishmërinë e liderëve të shteteve Kosovë dhe Serbi për të vazhduar dialogun.
Stano është zënëdhënës i Bashkimit Evropian. Ai ka thënë që aktualisht në Bruksel po punohet për agjendën dhe rezultatet e mundshme të takimit të radhës në kuadër të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.
Gjithashtu ai thekson se parakusht për një raund të ri bisedimesh është gatishmëria e të dyja palëve për të rënë dakord mbi zhvillimet konkrete pozitive.
Stano thekson se si Beogradi ashtu edhe Prishtina kanë treguar gatishmëri për përparim në dialog, por “më ngadalë se sa duan BE dhe SHBA”, raporton kosovo-online, transmeton Fol Drejt.
“Ne e mirëpresim gatishmërinë e presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti për të ardhur në Bruksel për raundin e ardhshëm të dialogut politik të nivelit të lartë. BE-ja është e gatshme të organizojë një takim të tillë sa më shpejt që palët të tregojnë gatishmëri për të rënë dakord për rezultate konkrete pozitive që do të sjellë përfitime për qytetarët dhe do të nisë procesin përpara”, ështëp shprehur Stano./FolDrejt/