Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Petar Petkoviq, ka vlerësuar sot se, “edhe pse bisedimet në Bruksel dështuan”, Beogradi mund të jetë “së paku pak” i kënaqur me raportet e Bashkimit Evropian pas takimit të së enjtes mes Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, raporton Danas, transmeton Fol Drjet.
Ai e ka shpjeguar qëndrimin e tij për RTS-në duke thënë se “në raportet e pas takimit është shkruar se Beogradi nuk ka faj”, dhe se “ka treguar konstruktivitet” dhe se “Kurti është ai që ka bërë që dialogu të dështojë”.
“Nuk ka negociata teknike në Bruksel, por negociata në kushte të pamundura. Vuçiq flet me Kurtin, i cili refuzon gjithçka”, ka thënë Petkoviq.
Ai tha se shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, “ka thënë qartë se Kurti nuk është i gatshëm të formojë Asociacionin e Komunave Serbe”.
“Beogradi është një palë e përkushtuar për kompromis, por BE-ja gjithmonë pas dialogut ka thënë se të dyja palët duhet të arrijnë një kompromis, por tani BE-ja ka thënë për herë të parë se Kurti është ai që ka bërë që dialogu të dështojë. “, tha Petkoviq.
Borel tha të enjten pas takimit mes Vuçiqit dhe Kurtit në Bruksel, në kuadër të një raundi të ri të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, se pa normalizimin e marrëdhënieve nuk do të ketë të ardhme evropiane as për Kosovën, as për Serbinë, dhe tregoi se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është një element kyç në proces./FolDrejt/