Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Serbi Petar Petkoviq ka thënë se sot zyrtarisht është pushtuar Kosova, transmeton Fol Drejt.
Petkoviq nëpërmjet një reagimi është zotuar se megjithatë ky okupim, do të përfundojë shumë shpejt.
“Por populli serb do ta kujtojë më gjatë se pushtimin e Kurtit mënyrën e turpshme në të cilën fanarët e rremë të demokracive moderne kanë dhënë dritën jeshile për diçka të tillë”- citohet të ketë thënë ai.
Kryetarët e sapozgjedhur të komunave të Mitrovicës Veriore, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut kanë bërë betimin më 19 dhe 25 maj, duke marrë kështu pushtetin lokal në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje u betua para disa ditësh, ndërsa sot janë betuar edhe kryetarët e rinj, si ai i Zveçanit – Ilir Peci nga PDK, Lulzim Hetemi nga VV në Leposaviq dhe Izmir Zeqiri i Zubin Potokut, po ashtu nga radhët e PDK-së./FolDrejt/