Petar Petkoviq ka thënë se Kosova e ka detyrim që ta formojë Asociacionin e komunave serbe, transmeton Fol Drejt.
Drejtoi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë serbe ka thënë se kjo është edhe në kuadër të aneksit për zbatimin e planit evropian për dialogun.
“Marrëveshja e Ohrit përcakton detyrimin e Prishtinës për të formuar Asociacionin në përputhje me “marrëveshjet e mëparshme përkatëse nga dialogu”, siç thuhet në aneks”, ka thënë Petkoviq.
“Kurti për të parandaluar bombat tymuese sipas Prishtinës mund të krijojë dhe shpikë bomba tymuese, kjo nuk e çliron atë nga detyrimi për të formuar Asociacionit sipas katër marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel”.
“Ka kaluar koha kur Albin Kurti të bëhet i shkujdesshëm dhe të prodhojë kriza pa asnjë pasojë dhe ai pritet të japë rezultate. Pra, Asociacion siç përcaktohet në dialogun e Brukselit! Tani dhe menjëherë!”, ka shkruar Petkoviq në llogarinë e tij në Twitter./FolDrejt/