Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka thënë ministrit të Kulturës së Kosovës, Hajrulla Çekut, se duhet të përsërisë një herë në ditë se 24 hektarë tokë janë të Manastirit të Deçanit.
“Pasi që keni kapur temën e situatës në terren, do të ishte më mirë që të përsërisni këtë fjali të paktën një herë në ditë: “24 hektarë tokë janë të Manastirit të Deçanit”. Në këtë mënyrë do të mësoni të mos i shmangeni çështjes së sundimit të ligjit, tek e cila unë po ju kthej në vazhdimësi, e të cilës ju po tentoni ti shmangeni në vazhdimësi”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.
Petkoviq i është përgjigjur deklaratës së Çekut se para se të kërkohet diçka nga Kosova, duhet të fillojë respektimi i fakteve në terren.
“Ju lutem përsërisni pas meje: Kosova është shtet sovran dhe demokratik”, ka shkruar Çeku në Tëitter, duke shtuar se po propozon që të kërkohet falje për “gjenocidin”, të cilës mund t’i bashkohet Kisha Ortodokse Serbe.
Gjithashtu, në një intervistë për Kanal10, duke folur për kthimin e tokës në Manastirin e Deçanit, Çeku tha se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të merren si të mirëqena.
Kад сте се већ @HCeku
дотакли стања на терену, најпаметније би Вам било да понављате макар једном дневно реченицу: “24 хектара земљишта припада Високим Дечанима”. Тако ћете се научити да не избегавате питање владавине права, на које Вас упорно враћам. А од којег Ви упорно бежите. https://t.co/or1ukjl91i— Петар Петковић (@PetkovicPetar) April 16, 2022