Shefi i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i është përgjigjur mesazhit të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas një kërkese të saj nga twitter.
Meqë Kusari-Lila, i tha Petkoviqit që Kosova është e gatshme për një marrëveshje me njohje reciproke, Petkoviq duket se është acaruar nga kjo, përcjell Klankosova.tv.
”Le të fillojmë nga e para Mimoza Kusari sepse ti nuk kupton asgjë. Dialogu nuk ka të bëjë me ëndrrat dhe dëshirat tuaja, por me normalizimin e marrëdhënieve, bazuar në vendimin e OKB-së nga viti 2010. Në dialog, marrëdhënia jonë është asimetrike, sepse VETËM Serbia është anëtare e OKB-së dhe do të mbetet e tillë! Dhe tani pak për realitetin – formoni Asociacionin e Komunave Serbe”, ka shkruar Petkoviq.
Хајмо испочетка @mimozakusari
јер ништа не разумете. Дијалог се не води о вашим сновима и жељама, већ о нормализацији односа, на основу одлуке УН из 2010. У дијалогу наш однос је асиметричан, јер је САМО Србија чланица УН и тако ће остати! А сад мало о реалности – формирајте ЗСО! https://t.co/OIMFY4YRRA— Петар Петковић (@PetkovicPetar) July 10, 2022