Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ka bërë të ditur sot se, siç ka thënë ai, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, na tregon dita-ditës fytyrën e tij autokratike dhe tani publikisht e ka pranuar para të gjithëve se ai nuk di asgjë për dialogun dhe marrëveshjet e arritura.
“Në vend që të fshehë turpin e tij, ai ende mburret publikisht se nuk është i gatshëm për dialog dhe negociata me presidentin Aleksandar Vuçiq.
Nëse Kurti nuk e mësoi për 10 vjet se Statutin e Bashkësisë së Komunave Serbe e shkruan ekipi menaxhues, dhe këtë duhet ta kishte mësuar nga periudha kur e dërgova Marrëveshjen e Brukselit në të Gjykatën Kushtetuese nuk do të mësojë asgjë edhe për 10 vite të tjera”, tha Petkoviq në një deklaratë./FolDrejt/