Albin Kurti konfirmon dita-ditës se ai personalisht është kërcënimi më i madh për stabilitetin e rajonit dhe pengesa më e madhe për përparimin në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pohon Petar Petkoviq, drejtor i Zyrës së KIM, njofton Tanjug, transmeton Fol Drejt.
“Rezistenca e tij kokëfortë ndaj formimit të Bashkimit të Komunave Serbe, si dhe shpikja e vazhdueshme e justifikimeve për mosveprim në këtë çështje, është një konfirmim i shovinizmit të tij të pashërueshëm anti-serb”, thotë Petkoviq
Ai shton se për këtë jemi të bindur çdo ditë, “duke dëshmuar për mizorinë që po i bën popullit serb që nga momenti kur erdhi në krye të institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes”.