Më kot, Albin Kurti po përpiqet të shpëtojë nga detyrimi për të formuar Bashkimin e Komunave Serbe duke u fshehur pas disa termave që as nuk i kupton, sepse angazhimet e marra nga Kosova dhe marrëveshjet e arritura më herët duhet të zbatohen dhe nuk ka dilema, tha sot Petar Petkoviq, drejtor i Zyrës për Kosovë, njofton Tanjug, transmeton Fol Drejt.
“Kurti mund të thotë çfarë të dojë për përdorimin e tij të brendshëm politik dhe të përpiqet të qetësojë atmosferën e ndezur politike dhe sulmet në Prishtinë, por detyrimi për formimin e Asociacionit është përcaktuar qartë në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, të cilat janë të detyrueshme për Kurtin në çdo fjalë siç janë shkruar”, ka thënë Petkoviq në njoftim.
Prandaj, siç theksoi, nuk ka nevojë që Vjosa Osmani dhe Kurti të ndërhyjnë dhe të shpikin terma të rinj dhe interpretime të paqëndrueshme, kur e dinë mirë se çfarë është nënshkruar 10 vjet më parë në Bruksel dhe për çfarë është angazhuar Kurti në Ohër./FolDrejt/