Natën e së enjtes dhe të premtes janë hedhur tri bomba në shtëpitë e përfaqësuesve të Listës Serbe në Kosovë për t’i frikësuar dhe për t’i detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, tha drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi, Petar Petkoviq, njoftoi zyra e tij.
Ai ka thënë se një bombë është hedhur në oborrin e drejtorit të SHP “Pçelica Maja”, Srđan Ristiq në Ranillug, se janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, por familjarët për fat të mirë janë mirë, përcjell fol Drejt.
Petkoviq tha se një bombë është hedhur edhe në shtëpinë familjare dhe garazhin e nënkryetarit të komunës së
Ranillugut, Vlladica Aritonovic, në fshatin Gllogovc dhe përkundër dëmeve të mëdha materiale, nga sulmi nuk ka të lënduar.
Gjatë natës një bombë është hedhur në shtëpinë e drejtorit të Qendrës për Punë Sociale, Zoran Ristiq nga Ranillugu, por ajo nuk ka shpërthyer./FolDrejt/