Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Petar Petkoviq, tha sot se nuk ka “pothuajse asnjë normalizim” në marrëdhëniet me autoritetet në Prishtinë, sepse ata “mohojnë gjithçka që është rënë dakord” në lidhje me formimin e Unionit të Komunave Serbe në Kosovë, shkruan Danas, përcjell Fol Drejt.
Petkoviq tha për RTS se formimi i Asociacionit është paraparë me katër marrëveshje që janë nënshkruar në Bruksel në vitet e kaluara.
Ai tha se kjo është parë gjatë takimit të djeshëm në Bruksel, kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë prezantimit të Projektstatutit të Asociacionit, gjatë gjithë kohës ka “tallur dhe penguar rrjedhën e prezantimit” të Ekipit Menaxhues që paraqiti draftin. “Albin Kurti nuk është absolutisht i përgatitur për asgjë për të folur”, tha Petkoviq. /FolDrejt/