Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ka thënë sot se Beogradi nuk ka marrë asnjëherë garanci më të forta nga SHBA-ja dhe BE-ja se kërkesat e serbëve nga Kosova do të plotësohen, shkruan Tanjug, transmeton Fol Drejt.
Petkoviq shtoi se presidenti Aleksandar Vuçiq do të niset sonte me helikopter në vijën administrative dhe se do të bisedohet me serbët nga Kosova për heqjen e barrikadave.
Petkoviq në konferencën për media tha se Vuçiq në bisedën e sotme ka kërkuar nga serbët që të tërhiqen nga barrikadat dhe se ata i kanë thënë se i besojnë vetëm atij dhe se garancitë e vetme që pranojnë janë garancitë e tij./FolDrejt/