Një sërë reagimesh kanë shpërthyer në rrjetet sociale pasi Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla ka reaguar pas deklaratës së presidentit Emanuel Macron, për çështjen e vizave për Kosovën, shkruan Fol Drejt.
Macron tha së fundi se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është pezulluar, pasi krerët e Kosovës nuk e mbajtën fjalën.
Për këtë arsye ka reaguar Ministrja Gërvalla e cila në një postim në platformën X ka shkruar “Et viola” që nga gjuha frënge ka kuptimin “Ja pra” ndërsa pranë ka vendosur flamurin francez.
Por ky postim ka nxitur reagime të shumta në rrjet, ndërsa Gërvalla është kritikuar për mënyrën se si e ka shprehur pakënaqësinë ndaj Francës./FolDrejt/
Who is the audience for this tweet by our Foreign Minister?
What does it mean?
Kosovo voters? European Union? Americans? Justice audience of the world?
Call the French Ambassador, ask him to clarify. These statements do nothing. https://t.co/manqIq2JrT— Shpend Ahmeti (@ShpendA) October 17, 2023
“Diplomacy” in action! https://t.co/4kSgWjKrB4
— Visar Xhambazi (@VisarXhambazi) October 17, 2023
Nga ana tjetër, shumë nga ndjekësit e Gërvallës në rrjetin social X, kanë kërkuar nga ajo që ta fshijë komentin, duke i treguar se “kështu nuk bëhet diplomacia”./FolDrejt/
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) October 17, 2023