Qeveria e Tajlandës tha se po pezullon lejet për importin dhe tregtimin e armëve të zjarrit, pas të shtënave fatale në një qendër tregtare që u morën jetën dy personave në fillim të kësaj jave, njoftuan mediat lokale.
“Qeveria po pezullon dhënien e lejeve për importimin dhe tregtimin e armëve të zjarrit, reale dhe imituese, si një nga shtatë masat afatshkurtra për të përmirësuar kontrollin e armëve”, citon “Bangkok Post” të ketë thënë ministri i Brendshëm Anutin Charnvirakul, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Të martën, dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën nga të shtënat në një qendër tregtare në kryeqytetin Bangkok.
Policia arrestoi një të dyshuar 14-vjeçar, i cili, sipas shefit të policisë lokale, ishte “i mitur dhe dukej se vuante nga sëmundje mendore”.
Vitin e kaluar, rreth 22 fëmijë u vranë në një sulm me armë dhe thikë nga një ish-polic në një çerdhe.
Në vitin 2020, një ushtar qëlloi dhe vrau 29 njerëz dhe plagosi 57 në disa lokacione në dhe rreth qytetit verilindor tajlandez Nakhon Ratchasima./FolDrejt/