Autoritetet e reja të vendosura në institucionet lokale në katër komunat veriore, duket se nuk kanë qëndruar duarkryq, qysh se u zgjodhën nën një plojë politike plot tension, duke u pasuar me një valë protestash të dhunshme të nxitura nga Lista Serbe, përkatësisht Beogradi, shkruan Fol Drejt.
Sipas mediave beogradase, Lista Serbe e ka akuzuar kryetarin e ri të Mitrovicës së Veriut, se ka ndaluar ndërtimin e tri objekteve, investitor i të cilave sipas tyre, është vetë shteti i Serbisë.
Bëhet fjalë për një objekt banesor, një shkollë të re, si dhe ndërtesa e re e rektoratit e të ashtuquajturit “Universitet i Prishtinës”.
Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut Erden Atiq, i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, i ka kontestuar punimet për shkak të mos respektimit të procedurave ligjore të shtetit të Kosovës.
Sipas Danas, për këto ndalesa, nuk ka reaguar as Lista Serbe, duke zgjedhur të heshtë./FolDrejt/