Mësimet në shkollat në Irak u pezulluan për një ditë për shkak të një stuhie të fortë rëre, tha sot Ministria e Arsimit.
Ministria tha në një deklaratë se stuhia e rëndë e rërës, e cila filloi në mëngjes në shumë qytete, përfshirë kryeqytetin Bagdad, ndikoi negativisht në jetë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Dhjetra persona të rrezikuar nga mbytja janë shtruar në spital.
Më 5 maj, një person vdiq dhe më shumë se 5.000 kishin nevojë për trajtim për probleme të frymëmarrjes pasi një stuhi e fuqishme rëre përfshiu vendin./FolDrejt/