“Këshilli i Sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare duke pasur parasysh luftën në përmasa të gjera në vend ka vendosur të pezullojë aktivitetet e disa partive politike gjatë periudhës kur zbatohet ligji ushtarak”, tha Zelensky.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se Këshilli i Sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare të Ukrainës duke pasur parasysh luftën në përmasa të gjera në vend ka vendosur të pezullojë aktivitetet e disa partive politike gjatë periudhës kur zbatohet ligji ushtarak, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Me një mesazh me video duke iu drejtuar qytetarëve ukrainas, Zelensky tha se “Ukraina gjithmonë ka kërkuar një zgjidhje paqësore. Mbi të gjitha, ne jemi më shumë në favor të paqes. Sepse i marrim në konsideratë të gjithë ata që humbin jetën. Për ne është e rëndësishme çdo familje e shkatërruar, çdo shtëpi e shembur. Ne jemi ukrainas dhe për ne njeriu është i paçmueshëm”.
Zelensky tha se janë pezulluar aktivitetet e partive “Platforma e opozitës për jetën”, “Partia Sharia”, “Ne”, “Blloku i Opozitës”, “Opozita e Majtë”, “Bashkimi i Forcave të Majta”, “Shteti”, “Partia Socialiste Progresive e Ukrainës”, “Partia Socialiste e Ukrainës”, “Socialistët”, dhe “Blloku Vladimir Sado”.
Ai rikujtoi se partia “Blloku Vladimir Sado” nuk njihet në Ukrainë dhe se ajo është themeluar në Kherson përpara zgjedhjeve. Zelensky tërhoqi vëmendjen se kjo parti ka lidhje me Saldo-n anëtarin e Këshillit bashkiak në Kherson i cili pretendohet se është pro-ushtrisë ruse dhe se ka marrë pjesë në të ashtuquajturën themelimin e Republikës Popullore Kherson./FolDrejt/