Policia e qytetit të Memphis, në shtetin federal amerikan të Tenesit, ka pezulluar sot një tjetër pjesëtar të njësisë policore “Scorpion”, pasi është publikuar një video që tregonte pjesëtarët e asaj njësie duke rrahur brutalisht afrikano-amerikanin Tyro Nichols, i cili ndërroi jetë në spital.
Oficeri, i quajtur Preston Hemphill, është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, sulm dhe sjellje të pahijshme në detyrë, së bashku me pesë oficerë të tjerë, raporton Reuters.
Në Memphis, të premten u publikua një video e konfrontimit të dhunshëm mes pesë oficerëve të policisë me 29-vjeçarin afrikano-amerikan Tyree Nicholsal./FolDrejt/