Kompania BioNTech dhe gjiganti i barnave Pfizer do ta furnizojnë Bashkimin Evropian me 100 milionë doza shtesë të vaksinës së tyre.
BioNTech tha në një deklaratë të hënën grupi shtesë do të rrisë numrin e përgjithshëm të dozave të furnizara në BE në 600 milionë.
“100 milionë dozat shtesë… do të ndihmojnë më tej për të mbështetur përshpejtimin e fushatave të vaksinimit përgjatë BE-së”, tha Sean Marett, Shefi i Biznesit dhe Zyrtari Kryesor i Tregtisë së BioNTech.
“Tani synojmë të shpërndajmë një total prej 600 milionë dozash në BE këtë vit, që mbulon dy të tretat e popullsisë së unionit dhe përfaqëson marrëveshjen më të madhe kumulative të furnizimit… që ne kemi rënë dakord deri më tani globalisht”, shtoi Marett.