Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka dhënë certifikimin për prodhimin e vaksinës së BioNTech-Pfizer në Marburg.
Fabrika gjermane është thirrur të bashkëpunojë intensivisht në prodhimin e dy miliardë dozave të vaksinës anti-Covid deri në vitin 2021.
“BioNTech parashikon të prodhojë 250 milionë doza të vaksinës në gjysmën e parë të vitit 2021, me dozat e para të prodhuara në uzinën Marburg që do të dorëzohen në gjysmën e dytë të Prillit”, thuhet në deklaratë, raporton A2.