Kompania farmaceutike amerikane, Pfizer ka filluar testimin e tabletës, pra ilaçit oral antiviral kundër koronavirusit.
Faza e parë e testimit të këtij ilaçi, i quajtur një frenues i proteazës, ka filluar në SHBA gjersa pilula funksionon duke penguar një enzimë që virusi ka nevojë të replikohet në qelizat njerëzore.
“Ndalimi i pandemisë së koronavirusit kërkon parandalimin përmes vaksinimit dhe trajtimit të synuar për ata që marrin virusin”, njoftoi kompania farmaceutike, transmeton Telegrafi.
Kompania vuri në dukje se studimet paraklinike kanë treguar se ky ilaç oral i frenuesit të proteazës tregon aktivitet antiviral “të fuqishëm” kundër COVID-19, raporton cnbc.
Duke qenë se është një pilulë, besohet se barna mund të përdoret nga njerëzit që sapo kanë filluar të ndiejnë simptoma dhe që janë në trajtim në shtëpi. Studiuesit shpresojnë të parandalojnë përparimin e sëmundjes dhe shtrimin në spital.