Pfizer pret të paraqesë një kërkesë Administratës së Ushqimit dhe Barnave në SHBA për miratimin e plotë për vaksinën Covid-19 për njerëzit e moshës 16 deri 85 vjeç këtë muaj dhe do të kërkojë autorizimin e përdorimit urgjent për fëmijët e moshave 2 deri 11 në shtator.
Studimi i sigurisë dhe efikasitetit të vaksinave të kompanisë në fëmijët e moshës 6 muaj deri në 11 vjeç po vazhdon ende.
“Ne presim që të kemi lexime përfundimtare dhe të paraqesim për një rezultat për dyja grupet, përfshirë fëmijët e moshës 2-5 vjeç dhe 5-11 vjeç, në shtator,” tha CEO i Pfizer, Albert Bourla.
Ai tha se leximi dhe studimi i rezultateve për fëmijët nga 6 muaj deri në 2 vjeç pritet në tremujorin e katërt të 2021.
Pfizer tashmë ka aplikuar për autorizimin e përdorimit emergjent për vaksinën anti-Covid për adoleshentët dhe fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç.
FDA është gati të autorizojë vaksinën e koronavirusit të Pfizer në atë grupmoshë deri në fillim të javës së ardhshme, tha një zyrtar i qeverisë federale për CNN të hënën.
Bourla gjithashtu theksoi të martën se të dhënat e sigurisë së fazës 2 nga studimi i vazhdueshëm i Pfizer në gratë shtatzëna pritet nga fundi i korrikut ose në fillim të gushtit.