Pfizer është duke zhvilluar një vaksinë që do të kombinojë përbërjen origjinale me një formulë që do të mbrojë organizmin si nga lloji origjinal i koronavirusit ashtu edhe nga Omicron. Sipas Albert Burla, kompania amerikane, përveç kërkimeve të vazhdueshme, po shqyrton formula të reja hibride për vaksinën Omicron në mënyrë që të vendosë se cila është më e efektive.
Vaksina e re nga Pfizer pritet të jetë gati në mars për të aplikuar tek rregullatorët për licencimin e vaksinës e saj, ndërkohë që prodhimi tashmë ka filluar. Pfizer dhe BioNTech po studiojnë gjithashtu versionet me doza më të larta dhe po vlerësojnë efektet e tyre të ndryshme.
Bourla theksoi se kompania planifikon të përdorë teknologjinë mRNA në fusha të tjera terapeutike si kanceri./abcnews.al