Pfizer nuk e ka nënshkruar ende marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për vaksinat anti kovid. Kërkesa e fundit e kompanisë farmaceutike para se të vendoset firma është që në rast të efekteve anësore, Maqedonia e Veriut ta marrë përgjegjësinë e dëmshpërblimit të pacientëve.
Ministri Shëndetësisë Venko Filipçe tha marrëveshja me kompaninë amerikane është në prag të finalizimit. “Më duhet ta pranoj se vërtetë kemi pritur shumë në kohën kur kërkoheshin ndryshime të dhënash në pjesën e pëlqimeve sipas kërkesave të tyre, me qëllim që të sillet vaksina në vendin tonë. Tani kanë edhe kërkesa shtesë para dy ditësh e nënshkruam marrëveshjen dhe e dërguam por ende nuk është kthyer. Në kërkesat e tyre shtesë kërkohet mbulimi i dëmshpërblimeve për efektet e padëshiruara eventuale të vaksinës- deklaroi Venko Filipçe.