Koreja e Veriut njoftoi sot se nuk ka bërë kurrë biznes të lidhur me armët me Rusinë dhe nuk ka plane të tilla, pasi SHBA pretendoi se Pheniani po furnizonte Moskën me predha artilerie për luftën në Ukrainë.
Një zyrtar i ministrisë së mbrojtjes së Koresë së Veriut tha se Pheniani “nuk ka pasur kurrë një tregti armësh me Rusinë” dhe “nuk ka plane ta bëjë këtë në të ardhmen”.
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha më herët se municioni i artilerisë nga Koreja e Veriut po vjen në Rusi si një dërgesë e fshehtë në Lindjen e Mesme ose Afrikë dhe se është “një numër i konsiderueshëm predhash artilerie”, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.