Kim Yo-jong, motra e fuqishme e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, tha se marrëveshja për të forcuar bashkëpunimin ushtarak dhe të sigurisë midis SHBA-së dhe Koresë së Jugut do të përkeqësojë më tej situatën në gadishullin Korean, njoftoi sot agjencia koreane e lajmeve KCNA
Prandaj, Koreja e Veriut beson se duhet të përmirësojë më tej sistemet e veta parandaluese bërthamore, njoftoi Kim Yo-jong, raporton Reuters.
Ky reagim nga Pheniani zyrtar pasoi konfirmimin e Uashingtonit se do t’i sigurojë Koresë së Jugut një pasqyrë më të mirë të doktrinës së saj bërthamore në rast të ndonjë konflikti me Korenë e Veriut, e cila po rrit vazhdimisht arsenalin e saj të armëve taktike raketore./FolDrejt/