Philip Morris International emëron Jacek Olczak Drejtor Ekzekutiv, duke riafirmuar angazhimin për një të ardhme në të cilën cigaret zëvendësohen nga alternativa më të mira të mbështetura shkencërisht,
Tiranë, 6 Maj 2021- Philip Morris International Inc. (PMI) (NYSE: PM) ka kënaqësinë të njoftojë se Jacek Olczak u emërua CEO pas Takimit Vjetor të Aksionerëve të kompanisë sot. Zoti Olczak, më së fundmi Drejtuesi i Operacioneve të kompanisë (COO), gjithashtu u zgjodh për të qenë pjesë e bordit drejtues.
André Calantzopoulos, i cili ishte drejtor ekzekutiv (CEO) i PMI që prej 2013, u emërua Kryetar Ekzekutiv i Bordit para takimit. Z. Lucio Noto u tërhoq nga roli i tij si drejtues i përkohshëm i Bordit dhe u rizgjodh për të qenë pjesë e bordit drejtues. Emërimet pasojnë njoftimin për ndryshimin e drejtimit së PMI në dhjetor të 2020-ës.