Shefi i delegacionit të misionit vëzhgues të Parlamentit Evropian në zgjedhjet presidenciale, Tonino Picula, tha sot se Malit të Zi i duhet një reformë gjithëpërfshirëse e legjislacionit zgjedhor në kuadër të rekomandimeve të përcaktuara më parë.
Kjo, tha ai, është e nevojshme sidomos duke pasur parasysh publikun e polarizuar dhe punën e përgjithshme të institucioneve në tre vitet e kaluara.
“Vëzhguesit tanë shprehën shqetësimin për fjalimin ‘inflamator’ të vërejtur në publik gjatë fushatës. Ne jemi veçanërisht të shqetësuar se gratë ishin të nënpërfaqësuara në procesin zgjedhor, veçanërisht kur bëhet fjalë për pozitat udhëheqëse,” tha Picula në një konferencë për shtyp raporton Pobjeda nga Podgorica./FolDrejt/