Kalimi i Cristiano Ronaldos tek Al-Nassr u diskutua nga Piers Morgan i cili mendon se kjo i jep atij avantazhin ndaj fituesit të Kupës së Botës, Lionel Messi.
Piers Morgan ka dhënë verdiktin e tij për kalimin e Ronaldos te Al-Nassr pasi sulmuesit iu ndërpre kontrata me Manchester United-in pas një interviste shpërthyese me të. Ronaldo nënshkroi një marrëveshje fitimprurëse me skuadrën Saudite të Pro Ligës, të cilën Morgan e ka lavdëruar.
“Falë intervistës tonë, Ronaldo nënshkroi marrëveshjen më të madhe të transferimit në historinë e futbollit dhe tani është atleti më i paguar në botë, në moshën 37-vjeçare,” tha ai për Tatler.
“Ai po bën gjithashtu atë që ka bërë gjatë gjithë karrierës së tij, dhe që për mua i jep atij avantazhin ndaj Messit, dhe kjo është sfida e tij në një vend të ri dhe ligë të re, në një kohë kur futbolli në Lindjen e Mesme është me të vërtetë duke marrë hov, ne pamë në Kupën e Botës të Katarit ku Maroku arriti në gjysmëfinale dhe Arabia Saudite mundi fituesin eventual, Argjentinën e Messit”.
Ronaldo mund të ketë marrë transferimin më të madh në historinë e futbollit, por ishte Messi ai që mori çmimin më të madh të lojës kur fitoi Kupën e Botës në dhjetor, pasi udhëhoqi Argjentinën drejt fitores në Katar. Morgan gjithashtu duket se ka harruar se Messit gjithashtu i është dashur të përshtatet me një ligë të re dhe një vend të ri pasi u largua nga Barcelona në 2021 pas 20 vitesh me klubin për t’u bashkuar me Paris Saint-Germain-in.
Portugezi nuk ka shënuar ende në dy ndeshjet e tij të para për Al-Nassr, por do të shpresojë të hapë llogarinë e tij golashënuese të premten kundër skuadrës arabe Al Fateh, transmeton Fol Drejt.