Sot në mëngjes është hapur për qarkullim njëra prej pikave kufitare, të cilat tash e disa ditë ka qenë e mbyllur. Bëhet fjalë për pikë-kalimin kufitar në Bërnjak, shkruan Fol Drejt.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.
Hapja e kësaj pike për qarkullim, sipas tij, është bërë sot rreth orës 08:00 të mëngjesit.
Ndërkaq, pikë kalimi kufitar në Jarinje ende po qëndron e mbyllur.
Këto dy pika kufitare kanë qëndruar të mbyllura që nga 24 shtatori, pas sulmit terrorist mbi autoritetet e rendit./FolDrejt/