Nga Korab Blakaj
Seleksionimi negativ i kuadrove politike në vendin tonë ka shkaktuar anomali të jashtëzakonshme dhe ka rrezikuar në themel të arriturat e gjeneratave para nesh!
Kryesorja nga gjitha anomalitë është përplasja brenda faktorit politik shqiptar në kohën kur bashkimi paraqitet si nevojë për jetë a vdekje dhe si detyrë kombëtare!
Si rezultat, ne dalim para strategjive të sofistikuara armiqësore me stratagjema seperatiste, për më tepër anakronike me klimën dhe ambientin politik.
Si dhe kur mund ta përballojnë frontet seperatiste frontin e bashkuar ? ASESI. KURRË!
A nuk duhet të turpërohet në radhë të parë Tirana zyrtare? A nuk e ka obligim kushtetues e kombëtar mbrojtjen e kufirit në veri-të asaj që quhet Shqipëri e vjetër?
Pse politikanët miopë të partive opozitare vrapojnë të ulin pazarin e atdheut para të huajve?
Po politikanët shqiptarë në Maqedoni çfarë bëjnë?
Pse drejtuesit e Luginës nuk koordinohen me politikën zyrtare të Prishtinës?
Si ka mundësi që hesht Lobi shqiptar në SHBA?
Si ka mundësi gjitha këto të ndodhin në kohën kur Bota Serbe është fare pranë fitores historike për të formuar shtetin gjithserb në kurriz edhe të tokave tona!
Përgjigjet i keni më lart: seleksionimi negativ i kuadrove politike gjithandej trojeve etnike!