Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në pikat kufitare nuk janë duke u shkaktuar tollovi të mëdha, siç jemi mësuar viteve të kaluara, shkruan Fol Drejt.
Përkundër fluksit të madh të veturave, pritjet në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, mëngjesin e sotëm kanë qenë të shkurta, për dallim nga ditët tjera.
Pritjet sot janë vetëm deri në 10 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje të pikave kufitare, Jarinje, Bërnjak, Merdare, Dheu i Bardhë e Muçibabë.
Deri të dielën dhe dje deri në orët e pasdites dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak, siç e dini, ishin të mbyllura për qarkullim pas barrikadave që kishin vendosur serbët lokal në shenjë kundërshtimi për reciprocitetin për targa dhe letërnjoftime të vendosura nga Qeveria e Kosovës, mirëpo tani janë duke funksionuar normalisht./FolDrejt/