Kolona dhe pritje të gjata janë bërë skenë e zakonshme, e përvitshme, në pikat kufitare të Kosovës, shkruan Fol Drejt.
Në sezonin e pushimeve, kur mërgimtarët po ia mësyjnë vendit, fluksi i madh i veturave po e shton kohën e pritjes për t’i kaluar këto pika.
Edhe këtë të hëne, janë regjistruar pritje të gjata në pikë kalimin kufitar në Merdarë pritjet në dalje janë deri në dy orë, ndërsa radha e automjeteve është 600 metra. Në hyrje pritjet janë deri në 10 minuta ndërsa nuk raportohet radhë të gjata të mjeteve.
Në pik-kalimet e tjera kufitare, pritjet janë më të shkurtra.
Për më shumë, shini tabelën: