Fol Drejt
E martë, 13 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Pikëpyetjet e mëdha të kësaj të marteje, “misteri” i Asociacionit

2 vjet më parë
in KRYESORE, TEMA E DITËS
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Një draft-statut i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, pritet të iu prezantohet palëve këtë të martë, në Bruksel. Kështu të paktën ka deklaruar i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak, ndërsa 2 maji do t’i vë përballë edhe një herë Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiqin, shkruan Fol Drejt.

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, disa herë ka përsëritur se nuk do të pranojë që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të ketë kompetenca ekzekutive, ndërsa Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka këmbëngulur që ky është kushti bazë pa të cilin procesi i jetësimit të marrëveshjes së fundit të arritur në parim, nuk do të ecë përpara.

Qëndrimet për statusin e Asociacionit po cilësohen si të kundërta, por takimi nga BE po vlerësohet si i rëndësishëm.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

“Për mua është e rëndësishme që më 2 maj të kemi një takim të planifikuar mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti në Bruksel, ku në agjendë do të jetë fillimi i procesit të krijimit të këtij komuniteti. Do të prezantohet drafti i statutit të saj, që është hapi i parë i detyrueshëm dhe i rëndësishëm”, është shprehur Lajçak.

Nga ky takim pritet të nënshkruhet ndër të tjera, edhe deklarata e përbashkët e dakorduar në takimin e parafundit për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

E fshehta e statusit të Asociacionit

Në esencë, punën e të ashtuquajturit “Ekip Menaxhues”, i ngarkuar për hartimin e statusit të Asociacionit, e ka përcjell një mister në vetvete.

Në një prononcim për Albanian Post Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës,  ka thënë se Kryeministrit Kurti do t’i paraqitet një draft-statut nga Ekipi Menaxhues dhe kjo “pa e takuar grupin punues të Kosovës, pa e ditur përbërjen sipas tyre të këtij grupi punues dhe pa e ditur se çka kanë punuar, dhe në çfarë niveli ka mbërri niveli i këtij draft-statuti”.

Por “nuk do të ketë Republika Srbsa” ka siguruar Kurti dhe këtë deklaratë ia ka cituar Agjencia Kroate “Hina”.

Kurti, i cili u përgjigj para gazetarëve të agjencisë në fjalë të premten që iku gjatë mbajtjes së forumit ekonomik në qytetin grek të Delphi, tha ndër të tjera se ende nuk e kishte parë draftin.

Pala serbe ka prioritet formimin e një bashkësie të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, e cila është paraparë me marrëveshjen e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve nga viti 2013, kujton Hina.

Kosova po përpiqet të luftojë që komuniteti i komunave në veri të Kosovës të mos ketë kompetenca ekzekutive, duke theksuar se nuk dëshiron të ketë diçka si shembulli i Republika Srpska në Bosnje e Hercegovinë në territorin e saj.

“Duke pasur parasysh insistimin e Brukselit, do të jem i lumtur të shoh se çfarë drafti kanë përgatitur, edhe pse mendoj se do të kishte qenë më mirë sikur të ma kishin paraqitur fillimisht në Prishtinë. Megjithatë, siguroj që të përmbushet ajo që tashmë është rënë dakord më 27 shkurt në Bruksel, ekzistenca e një niveli të duhur të vetëqeverisjes së komunitetit serb sipas standardeve më të larta ndërkombëtare evropiane për mbrojtjen e minoriteteve”, citohet të ketë thënë Kurti.

Ai ka thënë se i ka shprehur Bashkimit Evropian gatishmërinë që ta hartojë vetë draft-statutin për Asociacionin, por se nga BE-ja i është thënë se kjo është punë e Ekipit Menaxhues. “Ky ka qenë qëndrimi i ndërmjetësit, ndërsa unë si kryeministër i Kosovës kujdesem për kushtetutshmërinë, ligjshmërinë dhe që gjithçka të jetë në funksion dhe në përputhje me qëllimet tona dhe parimet tona”, ka thënë Kurti.

Ndryshe është qëndrimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq para takimit. Ai ka thënë se Ekipi Menaxhues më 2 maj, do të prezantojë statutin për formimin e Asociacionit, por ka shtuar se “nuk ka shpresa të mëdha që pala tjetër do ta pranojë atë”.

Në vitin 2013, Kosova dhe Serbia janë dakorduar për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, por marrëveshja nuk është zbatuar kurrë, pasi Serbia këmbëngul në kompetenca ekzekutive, ndërsa Kosova nuk i pranon ato.

Të fshehtat e Ekipit Menaxhues

Në mediat e Prishtinës si dhe ato beogradase janë lakuar disa emra, por nuk dihet në të vërtetë përbërja e plotë aktuale e ekipit dhe as nuk dihet nëse në të vërtetë ata janë hartuesit e draft-statusin që do t’i prezantohet të martën Kurtit. Igor Kallamar, Dejan Radojkoviq, Vinko Radosavleviq dhe Svetisllav Durlleviq qenë emëruar pjesë e Ekipit Menaxhues për hartimin e statusit në vitin 2016. Megjithatë nuk dihet nëse të njëjtit vijojnë të jenë të ngarkuar me këtë detyrë.

Elbert Krasniqi, ministër i Administratës së Pushtetit Lokal, e ka ftuar në takim Ekipin Menaxhues “por ata nuk i janë përgjigjur” ftesës.

Nga ana tjetër politikanja serbe Rada Trajkoviq ka zbuluar se në krye të këtij ekipi qëndron Danijela Vujiçiq (Danijela Vujičić), për të cilën ka thënë se nuk e ka as kualifikimin e duhur dhe se kjo është e tmerrshme për serbët e Kosovës.

“Sigurisht që ajo nuk është juriste dhe se nuk ka kualifikime për këtë punë. Por arsyeja pse ajo është emëruar në këtë pozitë, ka të bëjë me faktin se ajo është një superfanse e Milan Radoiçiqit. Është e tmerrshme në duart e kujt e ka vendosur fatin e serbëve Vuçiqi, në këtë moment fatal” – ka shkruar Trajkoviq.

Nuk dihet nëse të martën do të zbulohet përbërja e vërtetë e ekipit, e as nëse do të publikohet varianti për statusin i cili do t’iu prezantohet palëve, por se në tavolinë do të hidhet për diskutim, kjo nuk ka pikë dyshimi.

Palët ruajnë qëndrime diametralisht të kundërta dhe për këtë ka një skepticizëm për sa i përket pranimit të statusit. Pala kosovare me në krye Kryeministrin Kurti vijon të këmbëngulë në refuzimin e çfarëdo propozimi që bie ndesh me parimet kushtetuese të Kosovës.

 Serbia vijon të hajë me “dy lugë”

 Fakti që Serbia votoi kundër pranimit të aplikacionit të Kosovës, për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KE), është parë si një shkelje e marrëveshjes së Ohrit. Megjithatë nga BE kësaj nuk i është kushtuar aq rëndësi.

Kosova ka protestuar në lidhje me këtë drejtim, por nga pala serbe është thënë se pa formim të Asociacionit, nuk ka progres në zbatimin e marrëveshjes.

“Bashkimi Evropian gjatë gjithë kohës, ka qenë i qartë kur bëhej fjalë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Këtë e kemi përsëritur në reagimin ndaj zgjedhjeve lokale në komunat në veri të Kosovës, nevojitet urgjentisht formimi i Asociacionit”, tha zëdhënësi i BE-së Peter Stano, ndërsa ka nënvizuar se BE është në dijeni të shkeljes së nenit 4 të marrëveshjes së Ohrit, e cila thotë qartë se “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare”, por ka refuzuar të jap ndonjë koment të zgjeruar.

Kështu Serbia ka vijuar traditën e pranimit të marrëveshjeve dhe moszbatimin e tyre në praktikë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), të cilat nuk janë të involvuara në mënyrë direkte në proces, bashkë me BE-në, e kanë konsideruar të detyrueshme marrëveshjen e Ohrit, pavarësisht se aty nuk ka pasur akte nënshkrimesh nga të dyja palët.

Epilogu, pa epilog

Së fundi BE ka paralajmëruar se tashmë është themeluar Komisioni i përbashkët për Zbatimin e Marrëveshjes. Drafti i cili do të prezantohet në takimin e nesërm, mund të mos pranohet nga palët, por ato do të detyrohen të punojnë në drejtim të përafrimit të qëndrimeve.

Miroslav Lajçak, do ta kryesojë këtë komision në emër të BE-së, Kosova, ndërkaq, do të përfaqësohet nga ambasadori i saj në Bruksel, Agron Bajrami, ndërsa Serbinë do ta përfaqësojë, shefi i delegacionit të saj për dialog, Petar Petkoviq.

Nëse çështja e Asociacionit, si pika më e nxehtë e diskutimeve, do të tejkalohet më shpejt se sa që parashihet, atëherë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të mbetet shumë për të diskutuar. Në të kundërtën, takimi i nesërm do të mbetet një epilog, pa epilog të vërtetë./FolDrejt/

 

Tags: 2 majiAlbin KurtiAleksander VuciqAsociacioniBEBisedimetBrukselDraft StatutiFol DrejtKosovaMiroslav LajcakSerbiaTakimi i Brukselit i 2 majit
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Dy hapa të thjeshtë për heqjen më të sigurt të rriqrave nga lëkura

Lajmi tjetër

Foto/ Kryeministri Kurti e Bislimi “fluturojnë” për në Bruksel

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM